NE SARANDE APARTAMENT 1+1 PER SHITJE ME PAMJE NGA DETI! Për Shitje

95,000 €

Përshkrimi

Apartament 1+1 për Shitje në Sarandë – Pamje nga deti!

Në një nga zonat më të kërkuara dhe të qeta të Sarandës, në Rrugën e Pestë, ju prezantojmë këtë apartament të mrekullueshëm 1+1, i cili ofron pamje të hapur dhe relaksuese nga deti Jon. Vetëm 5 minuta me makinë ose 10 minuta në këmbë nga limani dhe qendra, ky apartament është zgjedhja perfekte si për banim, ashtu edhe për investim!

Detaje të pronës:
• Kati i 2-të mbi dyqane
• Sipërfaqe neto: 62.75 m² | Sipërfaqe bruto: 80.50 m²
• Me ashensor
• Totalisht i përfunduar nga brenda: i lyer, i shtruar me pllaka, me dyer dhe dritare të reja
• Bosh, gati për mobilim sipas stilit tuaj
• Me Hipotekë të rregullt

Zona është shumë e qetë dhe komuniteti përreth përbëhet kryesisht nga banorë që jetojnë jashtë vendit, çka i jep edhe më shumë privatësi dhe qetësi jetesës.

Mundësi shkëmbimi me apartament në Tiranë – e përshtatshme për këdo që kërkon të bëjë një ndërrim pasurie.

Ky apartament është një oaz relaksi, me pozicion perfekt për të shijuar verën dhe për të pasur gjithmonë një strehë pranë detit. Mos e humb këtë mundësi!

Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, na kontaktoni në nr. +355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA1448
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Listimet e fundit
  • Cmimi: 95,000 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 81 m2
  • Sip. e brendshme: 63 m2
  • Kati: 2