NE BULEVARDIN E RI TEK ORBITAL APARTMENTS APARTAMENT 1+1 PER SHITJE! Për Shitje

92,300 €

Përshkrimi

Të vendosura në afersi të Bulevardit të Ri të Tiranës “Orbital Apartments” kanë për qëllim të ofrojnë cilësinë më të lartë të ndërtimit për një grup më të gjërë. Kompleksi do të jetë i përbërë nga 5 godina të cilat variojnë nga 10 deri në 12 kate.

Objekti i parë në trajtë “L’ do të jetë në total 14 kate nga 12 prej të cilave do të kenë funksion banim ose tregëtar dhe 2 kate do të shërbejnë për parkim. Kjo godinë do të ketë apartmanete dhe 124 poste parkimi të cilat janë menduar të akomodojnë nga një automjet për njësi banimi dhe nga një post parkimi për çdo hapsirë tregëtare mbi 100 m katror.

DIZAJNI DHEARKITEKTURA :Fasada është projektuar dhe menduar të jetë elegante dhe e qëndrueshme. Do të përdoren materiale si terakota, xhami dhe kompozit alumini. Fasada eshte e menduar me louvres vertikale dhe bashkimi ne fasade i dy dritareve te njepasnjeshme eshte realizuar me veshje me panele metalike.

Të gjitha llozhat dhe dritaret/dyert do të jenë të siguruara me kangjella metalike me dekor të thjeshtë.

VENDNDODHJE STRATEGJIKE: Nën-njësia strukturore TR-456 ndodhet në zonën veriore të qytetit të Tiranës, në një distancë ajrore prej 1.6-1.7 km nga qendra. Zona ku do të zhvillohet rilevimi topografik i objektit ndodhet në një bllok me numer të vogel banesash ku mbizotëron një siperfaqe e madhe fushore midis rrugëve Jordan Misja, Filip Jano dhe Bulevardi i ri i Tiranës (zgjatimi nga Zogu i I-rë drejt lumit të Tiranës.

"TË JETOSH NË ORBITAL APARTMENTS"Lehtësira në Orbital Apartments

Projektuar për optimizim të energjisë

Sisteme menaxhimi për ndërtesat (BMS)

Rifinitura elitare për të gjitha hapësirat

Izolim akustik

Izolim termik

Sistem sigurie 24 orë

2 Kate parkimi nëntokë

Struktura RCC rezistente ndaj tërmeteve

Dalje emergjente

Shkallë me mbrojtje ndaj zjarrit


NJËSITË E SHËRBIMIT:Njësitë e shërbimit do të jënë në sipërfaqet e planifikuara në katin e parë të ndërtesës dhe pjesërisht në katin e dytë. Kati përdhe do të ketë ambiente shërbimi me natyrë trëgtare brenda gjurmës së objektit, të gjitha këto njësi do të kenë akses direkt në ambientet e jashtme të ndërtesës.
Njësitë e shërbimit në katin e parë dhe pjesërisht në katin e dytë do të aksesohen nga shkallët 1 dhe 2 nga pjesa e oborrit të brëndshëm të ndërtesës, jo nga rrugët kryesore.

PARKIMI:Parkimi publik nëntokë do të ofrohet nën sheshet publike. Parkimi nëntokë nën blloqet e ndërtesave është privat/leje për banor
Në total, projekti parashikon 124 vende parkimi, duke plotësuar kushtin minimal 1 vend parkimi për apartament dhe 1 vend parkimi per 100m2 ambiente shërbimi.

Apartamenti te cilin ofrojme per shitje eshte i tipologjise 1+1 dhe ndodhet ne katin e 7 te njeres prej kullave dhe ka nje siperfaqje prej 63.59 m2 bruto. Aktualisht ne faze shtrimi pllake. Organizohet nga nje korridor i cili ben shperndarjen ne kuzhine+sallon, tek dhoma e gjumit, te tualeti dhe te ballkoni.


Per me shume informacion ose vizite ne prone na kontaktoni ne numrin e tel :+355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA786
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: fab-alan.under_construction
  • Cmimi: 92,300 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 63.59 m2
  • Sip. e brendshme: 55.20 m2
  • Kati: 7