Të jetosh nën gjelbërimin e përhershëm dhe pranë bregdetit shqiptar është parajsa që keni kërkuar.
Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdhaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350’000m2 (35 ha) dhe sipërfaqe ujore 38’400m2, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave dhe motorrvarkave, gjithashtu edhe biçikleta uji.
Shërbimet: Aquapark, Pishina, Marine Port, Bar, Restorant.
Facilitete: Plazh Privat, Port Ankorimi për mjete lundruese, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive.
“Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individët dhe familarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri, cilësi e lartë ndërtimi dhe infrastrukturë.
Vila qe ofrojme per shitje eshte e perbere nga kati nentoke, kati perdhe dhe kati i pare. Kati nentoke ka siperfaqe te konsiderueshme shfrytezimi, kati perdhe organizohet nje korridor hyres, nga ambienti i ndenjes dhe i gatimit, nje dhome gjumi, nje tualet dhe veranda, kurse kati i pare organizohet nga 2 dhoma gjumi ,nje tualet dhe nje verande. Vila disponon gjithashtu dhe nje oborr te madh.
Per me shume informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni ne nr. +355692055138!