POGRADEC, OBJEKT 3 KATE PER SHITJE! Për Shitje

700,000 €

Përshkrimi

Objekt multifunksional 3-katësh për shitje në Pogradec – Lokacion strategjik dhe potencial zhvillimi!

Në një nga në Lagjen nr. 1, të qytetit të Pogradecit, ofrohet për shitje një ndërtesë 3-katëshe me funksione të kombinuara, ideale për biznes, edukim apo zhvillim rezidencial. Prona ka një sipërfaqe toke prej 747 m², ndërsa sipërfaqja totale e ndërtimit është 1,317.26 m², pa përfshirë 380 m² verandë panoramike që ofron mundësi të shumta shfrytëzimi.

Specifikime:

Kati përdhe (547.96 m²): Magazinë funksionale, e përshtatshme për biznes, ruajtje ose transformim në ambiente tregtare.

Kati i parë (543.3 m²): Ambient i përshtatshëm për sallë mbledhjesh, zyra, klasa trajnimi ose institucione edukative.

Kati i dytë (235 m² + 380 m² verandë): Apartament i mobiluar me komoditet të lartë (3 dhoma gjumi, 2 banjo, 2 dhoma ndenjeje dhe 1 kuzhinë), me dalje në verandën e bollshme me pamje.

Opsione zhvillimi: Kati i dytë mund të ndahet dhe shndërrohet në disa apartamente të vegjël për qira ose shitje – një mundësi e shkëlqyer investimi në një qytet turistik në zhvillim të vazhdueshëm.

Dokumentacion i rregullt – pronë e lirë në hipotekë.

Kjo pronë përfaqëson një zgjedhje ideale për investitorë që kërkojnë fleksibilitet në përdorim dhe vendndodhje strategjike në një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë.

Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni në nr. +355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA1345
  • Lloji i Pronës: House
  • Statusi i pronës: Listimet e fundit
  • Cmimi: 700,000 €
  • Sip. Totale: 1317 m2
  • Sip. Toke: 747 m2