Ofrojme apartament 1+1+ verande per shitje tek Vila L 2021 ne Astir.Kompleksi eshte shume i kerkuar pasi cilesia e punimeve eshte shume i larte dhe zona ofron te gjitha facilitet e mundeshme per nje jetese sa me komode .
Fasada: Sistemi mantel me veshje me polisterol të dendësuar, përdorimi i terrakotës me pllaka të vecanta.
Dritaret dhe vetratat: Realizohen me profile PVC (Plastikë Foris, mekanizma Maco), shoqëruar me xhama termik, për të garantuar eficencë termike, në harmoni me elementët e tjerë të fasadës, të siperpermendur.
Funksionaliteti: Njësitë e banimit janë konceptuar dhe realizuar për të garantuar funksionalitet të mirë, në jetesën e përditshme të familjeve. Të gjitha ambjentet e brëndshme të një apartamenti janë projektuar e realizuar duke patur për bazë standartet e projektimit për të garantuar mirë mobilimin në to dhe funksionalitet të lartë në jetesën e përditshme. Në cdo apartament në fillim aksesohet korridori,dhe nepermjet korridorit shpërndahesh për në zonën e ditës dhe zonat e natës.
Rifiniturat: Rifiniturat cilësore sot janë domosdoshmëri për një ndërtim cilësor, prandaj dhe gama e zgjedhjes në objetet tona është sa e madhe po aq edhe cilësore.
Shtrimi & Veshja: Parketi laminat, pllakat gress-porcelan të prodhuesve më të mirë europian, siperfaqet e granitit janë disa nga elementet të cilët mund të përmendim për realizimin e shtresave.
Sistemet elektrike: Të gjithë përberësit e sistemeve elektrike jane 100% produkte të certifikuara, për ti dhënë shtëpisë të cilitdo prej klienteve tanë sigurinë e domosdoshme për një jetesë të qetë dhe të sigurtë.
Sistemet hidraulike: Përdoren materialet më të fundit, tubat multistrat të prodhuesve Italian, sistem i brëndshëm me kolektor në secilen Nyje-higjeno-sanitare, kaseta inkaso dhe sospeso për pajisjet kloset e bide, grupet inkaso të zonave të dushit, piletat HL e piletat lineare në zonat e dushit.
Sisteme ngrohje-ftohje: Të gjithë apartamentet realizohen me sistemet e fundit të ngrohje ftohjes, me sisteme VRF ose me pompe nxehtësie, në varesi të preferencës të klientit.
Apartamenti ndodhet ne katin e 1 te nje pallati te ri te pajisur me ashensor, me siperfaqe totale 74.20 m2 dhe verande 33.20 m2. Organizohet nga nje korridor shperndares, ambienti i ndenjes se bashku me kuzhinen, nje dhome gjumi, nje tualet dhe veranda. Zona ku ndodhet kompleksi ka marre super zhvillim dhe ofron te gjitha facilitetet per nje jetese komode.
Per me shume informacion ose nje vizite ne prone na kontaktoni ne nr. +355692055138!