Shitet vilë 3-katëshe në Fushë Mezez, e pozicionuar në një zonë të qetë dhe të zhvilluar.
Sipërfaqja e ndërtimit është 180 m² dhe trualli 600 m².
Kati i parë ka kuzhinë, ambient ngrënieje, sallon të madh me oxhak, dhomë tharjeje, tualet, korridor dhe verandë.
Kati i dytë përfshin tre dhoma gjumi, një banjo të madhe, verandë përpara dhe pas.
Kati i tretë ofron një ambient të hapur. Vila është plotësisht e mobiluar dhe rrethohet nga ballkone.
Oborri është i gjelbëruar me agrume dhe pemë të tjera, ndërsa pas shtëpisë ndodhet një dhomë për vegla pune.
Përfshihet garazh me telekomandë dhe sistem sigurie me kamera. Infrastruktura është e përshtatshme për këmbësorë dhe automjete.
Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë , na kontaktoni në :+355692055138