Apartament për shitje në Mal të Robit – Godinë e re moderne
Në një ndërtesë të re, sapo nisur nga faza e gropës, po ndërtohet një kompleks rezidencial bashkëkohor me arkitekturë moderne dhe standarde ndërtimi të larta. Kompleksi do të ofrojë ambiente pushimi, hapësira të gjelbra dhe pishinë, duke e kthyer në një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim.
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të, në seksionin B të objektit.
• Sipërfaqe bruto: 68.7 m² – 71.2 m² (në varësi të tipologjisë)
• Sipërfaqe neto: rreth 50 m²
• Ballkon: 6 – 8 m², i bollshëm për momente relaksi
• Tipologjia: 1+1 (dhomë ndenjeje me kënd gatimi, dhomë gjumi e rehatshme, tualet modern dhe ballkon me pamje nga kompleksi).
Godina është projektuar me 5 kate banimi dhe shërbime hoteliere në katin përdhe, si dhe dy kate parkimi nëntokë, duke ofruar komoditet maksimal për banorët.
Vendndodhja:
Mal i Robit, Golem – një zonë mjaft e preferuar për pushime dhe banim gjatë gjithë vitit, vetëm pak minuta larg detit dhe me akses të lehtë drejt Durrësit dhe Tiranës
Per me shume informacion apo nje vizit nga afer kontaktoni:0693167606
Ky apartament përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi, si për banim personal pranë bregdetit, ashtu edhe për përdorim turistik me qira afatshkurtër