Apartament 1+1 për shitje në Morina Palace, Drimadhe
Një mundësi unike për të investuar në zemër të bregdetit shqiptar, në një nga zonat më të kërkuara dhe ekskluzive të rivierës – Drimadhe.
Në kompleksin elitar Morina Palace, ofrohet për shitje një apartament i bollshëm 1+1, ndodhur në katin e 2-tè të një godine moderne në ndërtim.
-Sipërfaqe neto: 77.6 m²
-Sipërfaqe bruto: 94.7 m²
-Statusi: Faza karabinaje
Ky apartament është konceptuar për të ofruar një jetë luksoze dhe të rehatshme, me ambiente të ndriçuara natyralisht dhe pamje të mrekullueshme drejt detit apo gjelbërimit përreth. Një dhomë gjumi, një tualet, dhe një sallon i madh me kuzhinë të përbashkët krijojnë hapësirën ideale për familje apo për pushime me stil.
-Çmimi: 236,750 €
Investoni sot në një rezidencë që do të kombinojë qetësinë e natyrës, afërsinë me detin dhe elegancën arkitektonike të një ndërtese moderne.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni në nr. +355692055138!