Në një nga komplekset më të kërkuara dhe të gjelbra të Tiranës, Green City, ofrohet për shitje ky apartament komod 1+1, i pozicionuar në katin e 5 teknik të një godine të re dhe mjaft të mirëmbajtur.
Me një sipërfaqe totale prej 71.4 m² bruto, apartamenti ofron organizim të rregullt dhe funksional: një dhomë ndenjeje me ambient gatimi të përbashkët, një dhomë gjumi të bollshme, tualet dhe ballkon. Orientimi dhe dritaret e mëdha i japin dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Posti i parkimit i dedikuar përfshihet në çmim – një vlerë e shtuar për komoditetin dhe sigurinë tuaj.
Dokumentacion i rregullt – me HIPOTEKË.
Green City është një zonë e qetë, me gjelbërim dhe akses të lehtë në Unazën e Madhe, ideale për jetesë ose investim.
Per me shume informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni ne nr. +355692055138!