NE DURRES GODINE OSE AMBIENTE TE VECUARA PER QERA! Për Qira

4,300 € /Muaj

Përshkrimi

Godinë moderne me 5 kate për qira në Durrës – përballë Tregut Industrial
Qira mujore: 4,300 € TOTALI GJITHE GODINA

Në një nga zonat më të frekuentuara dhe komerciale të Durrësit, ofrohet me qira kjo godinë funksionale dhe moderne, ideale për investime afatgjata.

Përshkrimi i ndërtesës:
Godina është 5-katëshe me një sipërfaqe totale prej rreth 1000 m², e organizuar në mënyrë funksionale për një shumëllojshmëri përdorimesh:
• Kati 0: Ambjent i gjerë, i përshtatshëm për biznes, dyqan, show-room apo qendër shërbimesh (400 euro ne rast se nuk merret e gjithe godina)
• Kati 1, 2 dhe 3: Çdo kat përmban 3 garsoniere dhe 1 apartament 1+1, të gjitha të mobiluara, me kuzhina të kompletuara, tualete moderne dhe ballkone – të gatshme për banim ose për aktivitet Airbnb/rental. (Garsonierja 250 euro vec, 1+1 me cmim 300 euro ne rast se nuk merret e gjithe godina)
• Kati i 4: Një apartament i veçantë me sallon të madh, 2 dhoma gjumi, 2 banjo, ballkone dhe ambjente shtesë – ideal për banim komod ose përdorim si zyrë ekzekutive. (2+1+2 me cmim 600 euro ne rast se nuk merret e gjithe godina)

Përparësi të veçanta:
• Furnizim i pandërprerë me energji elektrike, falë lidhjes direkte me transformator të veçantë.
• Ujë 24 orë, një avantazh i rëndësishëm për çdo lloj aktiviteti.
• Rrjet interneti i dedikuar në çdo njësi.
• Sistem i avancuar kamerash sigurie për çdo kat dhe zonat e përbashkëta.
• Parking i mbuluar për 6 automjete, një vlerë e shtuar për stafin apo banorët.
• Ashensor funksional, që lehtëson lëvizjen në të gjithë ndërtesën.

Një mundësi e shkëlqyer për investim, biznes, banim kolektiv, klinikë, qendër estetike, apo hotel/aparthotel.
Vendndodhje strategjike, pranë rrugëve kryesore dhe akses i lehtë në qytet.


Per me shume informacion ose vizite ne prone na kontaktoni ne numrin e tel :+355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA1367
  • Lloji i Pronës: Building
  • Statusi i pronës: E perdorur
  • Cmimi: 4,300 €
  • Sip. Totale: 1000 m2