Në një nga komplekset më të kërkuara të zonës së Don Boskos, brenda Residencës Agi Cons, ofrohet për shitje ky apartament i tipologjisë 2+1+2 me sipërfaqe totale 124.4 m².
Apartamenti pozicionohet në kat të lartë, me orientim shumë të mirë dhe organizim perfekt:
• Ambient i bollshëm ndenjeje dhe gatimi,
• Dy dhoma gjumi komode,
• Dy tualete ku njëra i përket dhomës matrimoniale,
• Dy ballkone
Objekti ndodhet aktualisht në fazë ndërtimi (fazë tulle), duke i dhënë mundësi blerësit të personalizojë përfundimet sipas shijeve të veta.
Investim cilësor nga një prej kompanive më të njohura në ndërtim, me standarde të larta në hidroizolim, termoizolim dhe ndarje funksionale të hapësirave.
Zona ofron akses të shpejtë në çdo drejtim të qytetit dhe gjithë lehtësitë që nevojiten për një jetesë komode.
Një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim!
Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë kontaktoni ne Nr: +355692055138!