Apartament modern 2+1+2 për shitje – Nova Construction, Rruga Medar Shtylla, pranë Komunës së Parisit
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të zhvilluara të Tiranës, ju prezantojmë këtë apartament elegant për shitje, i pozicionuar në katin e 3-te të një ndërtese cilësore nga Nova Construction.
Detaje të pronës:
• Tipologji: 2 dhoma gjumi + 1 sallon + 2 tualete
• Sipërfaqe neto: 96.7 m²
• Sipërfaqe bruto: 116 m²
• Kati: 3
• Çmimi: 301,600 €
Apartamenti ofron një organizim perfekt të hapësirave, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit optimal dhe dritareve të mëdha. Zona e ndenjes dhe kuzhina janë të konceptuara hapur, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe funksional. Dhoma matrimoniale përfshin tualet privat, ndërsa dhoma e dytë është ideale për fëmijë ose për zyrë në shtëpi.
Ndodhur pranë Komunës së Parisit, një zonë elitare me të gjitha facilitetet përreth, kjo pronë përfaqëson një investim të shkëlqyer si për jetesë ashtu edhe për qira afatgjatë.
Mos e humbisni mundësinë për të jetuar në një apartament që kombinon komoditetin, cilësinë dhe vendndodhjen perfekte.
Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë kontaktoni ne Nr: +355692055138!