SUPER OKAZION,TEK UNIVERS CITY APARTAMENT 2+1+2+POST PARKIMI PER SHITJE ! Për Shitje

120,000 €

Përshkrimi

KOMPLEKSI REZIDENCIAL UNIVERS CITY, ndodhet në zonën e Laknasit, vetëm 2 minuta nga QTU, shumë pranë autostradës Tiranë Durrës. Vetëm 7.3km dhe 15 minuta larg sheshit Skënderbej, ky kompleks banimi ofron mundësi aksesi në metropol dhe gjithashtu mundësinë e një jetese të qetë larg ngarkesës së kryeqytetit. Univers City është konceptuar si një qytet universal i kompletuar me të gjitha facilitetet e nevojshme për të përmbushur të gjitha nevojat dhe komoditetet e çdo familjeje.
Kompleksi rezidencial ndodhet shumë pranë (vetëm 2 minuta) larg njërës nga qendrave tregtare më të mëdha në vend, QTU (Qendra Tregtare Univers) e cila ofron dyqanet e nevojshme për ju si supermarkete, dyqane veshjesh, bar e restorant, arredimi shtëpiak, kinema, etj.
Eksploroni mundësinë e të jetuarit në një zonë të qetë dhe komode.
AVANTAZHET E “UNIVERS CITY”
Kompleksi ndodhet në një zonë tejet të favorshme për këdo që dëshiron të jetojë në një lagje moderne por larg zhurmës së kryeqytetit. Një pozitë ideale për këdo që kërkon një apartament komod i rrethuar nga të gjitha facilitetet e nevojshme për të gjitha moshat e nevojat. Brenda në kompleks do të ndërtohen:
Shkollë dhe Kopësht publik
Nuk do të keni pse të shqetësoheni se ku do të shkollohen dhe edukohen fëmijët tuaj dhe për sigurinë e tyre pasi brenda në kompleks do të ndërtohet një shkollë dhe kopësht publik me standardet më të larta dhe siguri.
Qendër shëndetësore
Ne do të kujdesemi për shëndetin tuaj duke ndërtuar brenda objektit një qendër shëndetësore me parametrat më të larta në shërbimin tuaj. Shëndetësi e siguruar pranë jush pa u shqetësuar për distancën e spitaleve.
Njësi të ndryshme shërbimi
Fusha sportive, hapësira të gjelbra, 3 kënde sportive të standardeve më të larta të dedikuara aktivitetit fizik për banorët e kompleksit, ndër më të mëdhatë në vend.
Kënde lojërash për fëmijët
Hapësira të veçanta ku fëmijët tuaj të socializohen e të argëtohen dhe ku ju mund të kaloni kohë familjarisht.
Hapësira për parkim
Duke iu larguar stresit të metropolit se ku do të parkoni makinën tuaj, Univers City ofron hapësira për parkim nëntokësor të cilësisë më të lartë dhe të siguruar për mjetin tuaj.
Siguria
Përsa i përket sigurisë, objekti do të ruhet 24 orë në 7 ditë duke ju siguruar paqe të mendjes dhe siguri që shtëpia, familja dhe ambjenti rreth jush të jetë ndër më të sigurtët në Shqipëri.
Akses me Qendrën e Tiranës
Për akses më të lehtë me qendrën e Tiranës, Univers City do të ketë linjën e saj të urbanit çdo 10 minuta me sheshin Skënderbej.

SISTEM KOMPLEKS
Termoizolimi në godinat e banimit të projektit Univers City përbëhet nga sisteme të ndërthurura inxhinierike ku aplikohet muraturë e dyfishtë me një shtresë leshi guri të dendur (100kg/m3) midis për izolim termik dhe akustik ndërmjet apartamenteve.

Apartamenti te cilin ofrojme per shitje eshte i tipologjise 2+1+2 dhe ka nje siperfaqje prej 135,70m2 bruto dhe 116m2 neto,ndodhet ne katin e 8-te dhe te fundit .Organizohet nga nje korridor i cili ben shperndarjen ne sallon+kuzhine dhe ne dy dhomat e gjumit njera prej te cilave me tualet ,ne tualetin kryesor dhe ballkonin .Aktualisht ne faze pllake .

POSTI PARKIMIT I PERFSHIRE NE CMIM .

Per me shume informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni ne nr +355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA481
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: fab-alan.under_construction
  • Cmimi: 120,000 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 135 m2
  • Sip. e brendshme: 116 m2
  • Kati: 8