ESKLUZIVE,TEK LAKE VIEW APARTAMENT 3+1+2 + VERANDE +2 POSTE PARKIMI PER SHITJE ! Për Shitje

462,000 €

Përshkrimi

Të vendosura përballë liqenit piktoresk artificial të Tiranës, Lake View Residences po marrin formë për të krijuar një kompleks unik që do të ridimensionojë jetesën moderne dhe elegante në Tiranë. Projekti ofron standartet më të larta në ndërtim dhe shërbime. Lake View Residences, të projektuara për tu shndërruar në ndërtesat më luksoze të banimit në Shqipëri, ofrojnë 600 njësi banimi të projektuara në mënyrë elegante, 950 hapësira të bollshme parkimi dhe struktura të integruara shërbimi dhe argetimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe prej 129,000 m2.

VENDNDODHJA STRATEGJIKE
Akses i lehtë në arteriet kryesore të Tiranës Pranë Parkut Kombetar.

25 minuta nga aeroporti Ndërkombetar i Tiranës

5 minuta nga qendra e Tiranës

30 minuta nga Durrësi

30 minuta nga Elbasani

3 orë nga Prishtina

JETO PRANË LIQENIT
Çdo detaj i projektit rezidencial Lake View është projektuar duke patur banorët dhe familjet e tyre në mendje. Rezidencat Lake View ofrojnë nivel të lartë sigurie dhe teknologjie, duke përdorur teknologjinë e aksesit me kartë, mbikëqyrje dhe pika aksesi në ndërtesa të ndara. Vetëm banorët dhe të ftuarit e tyre kanë akses tek rezidencat ndërkohë që katet për shërbime tregtare dhe zyra kanë hyrje të veçanta. Njëkohësisht, rezidentët do të mund të shfrytëzojnë hapësirat e mëdha të holleve dhe kutitë postare të personalizuara në të gjitha strukturat e banimit. Hyrjet e strukturave janë të pajisura me një sistem të avancuar monitorimi 24/7 duke e bërë më të sigurtë dhe të qetë jetën e banorëve.

Apartamenti te cilin ofrojme per shitje ka nje tipologji prej 3+1+2 tualete dhe ndodhet ne katin e 8-te te njeres prej 5 kullave, ka nje siperfaqje prej 146 m2 neto ,27,84m2 te perbashketa dhe 21,50 m2 verande e cila kalkolohet me 1|2 e cmimit.Aktualisht ne faze perfundimi.Organizohet nga nje korridor i cili ben shperndarjen ne sallon +kuzhine dhe ne nje korridor tjeter per ti dhene me shume privacy i cili ben shperndarjen ne 3 dhomat e gjumit njera prej te cilave me tualet dhe ne verande .

POSTET E PARKIMIT KANE NJE KOSTO EXTRA 70 000 euro.

Per me shume info ose nje vizite ne prone na kontaktoni ne nr : +355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA480
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: fab-alan.under_construction
  • Cmimi: 462,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 173 m2
  • Sip. e brendshme: 146 m2
  • Kati: 8