NE MULLET, TEK GREEN FIELD RESIDENCE SUPER VILE PER SHITJE! Për Shitje

550,000 €

Përshkrimi

Rezidenca e vilave gjendet mes kodrave te fshatit Mullet, ne komunen e Petreles, e rrethuar nga ullinj e peme frutore ku fare prane qendron edhe kalaja mesjetare e Petreles. Nje vendndodhje kjo qe ofron pamje mahnitese, monumente historike, privatesi mes natyres, qetesine e periferise por mjaftueshem prane qytetit. Nen kombinimin e arkitektures moderne me kontekstin e natyres se harlisur mesdhetare, Green Field Residence eshte ndertuar duke perdorur materiale te nivelit me te larte me fokus lokal, duke garantuar nje lidhje te drejtperdrejte estetike te ndertimit me terrenin si edhe qendrueshmeri dhe jetegjatesi te materialeve te sprovuara nga klima lokale.

Ndertimi
- Hidroizolim i nivelit me te larte me tre sisteme: Drenazh dhe Hidroizolim te ndertimit nentoke me variantin klasik (2 shtresa katrama) te cilesise se pare, pergatitja e betonit per katin -1 deri ne nivelin 0 (pllaka + kolona dhe mure vertikale) me aditiv kunder lageshtires dhe perdorimi i sistemit interkapet ne katin nentoke.
- Termoizolimi: Fasade e jashtme e veshur me sistem kapot me densitetit te larte te cilesise se pare plus veshje guri dekorativ, fasade xhami termik dhe akustik (triplex + i temperuar) dhe vetrate alumini me ure termike e cilesise se pare.

Sherbimet
Green Field Residence eshte e rrethuar dhe ruajtur me kamera te teknologjise se larte dhe sherbim security 24 ore, eshte e aksesueshme nga nje hyrje kryesore. Sherbimet qe ofrohen per banoret jane pishina, fusha e sportit si edhe nje bar/restorant. Ndersa administrimi do te perfshije ndricimin, pastrimin dhe mirembajtjen e rrugeve dhe siperfaqeve te perbashketa si edhe ruajtjen e permendur me larte.

VILA qe ne ofrojme per shitje organizohet nga nje total prej kater dhoma gjumi secila me garderobe, tre tualete dhe dy sallone te medhenj + nje kuzhine dhe tre hapesira depo, te inkorporuara si pjese e nje organizimi ideal te nje balance midis funksionales dhe lluksit. Fasadat e hapura, si ne dy sallonet ashtu edhe ne dhomat e gjumit, ofrojne nje pamje te mrekullueshme te natyres si ne ditet me diell ashtu edhe ne ato me shi duke garantuar njekohesisht intimitet te plote nga vilat e tjera.
Aktualisht ndodhet ne faze suvaje. Ofrohet mundesia e ndertimit te pishines me 30.000 euro extra cmimit fillestar.

Per me shume informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni ne nr.+355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA462
  • Lloji i Pronës: Villa
  • Statusi i pronës: fab-alan.under_construction
  • Cmimi: 550,000 €
  • Dhoma: 6
  • Dhomat e gjumit: 4
  • Tualetet: 3
  • Sip. Totale: 260 m2
  • Sip. Toke: 402 m2