TEK ASTIRI, VILA L 2021 APARTAMENT 2+1 PER SHITJE ! Për Shitje

131,600 €

Përshkrimi

Ofrojme apartament 2+1 per shitje tek Vila L3 ne Astir. Apartamenti ndodhet ne katin e 1 te nje pallati te ri te pajisur me ashensor, me siperfaqe totale 93.98 m2. Organizohet nga nje korridor shperndares, ambienti i ndenjes se bashku me kuzhinen, dy dhoma gjumi, nje tualet dhe ballkoni. Zona ku ndodhet kompleksi ka marre super zhvillim dhe ofron te gjitha facilitetet per nje jetese komode.

Fasada: Sistemi mantel me veshje me polisterol të dendësuar, përdorimi i terrakotës me pllaka të vecanta.
Dritaret dhe vetratat: Realizohen me profile PVC (Plastikë Foris, mekanizma Maco), shoqëruar me xhama termik, për të garantuar eficencë termike, në harmoni me elementët e tjerë të fasadës, të siperpermendur.
Funksionaliteti: Njësitë e banimit janë konceptuar dhe realizuar për të garantuar funksionalitet të mirë, në jetesën e përditshme të familjeve. Të gjitha ambjentet e brëndshme të një apartamenti janë projektuar e realizuar duke patur për bazë standartet e projektimit për të garantuar mirë mobilimin në to dhe funksionalitet të lartë në jetesën e përditshme. Në cdo apartament në fillim aksesohet korridori,dhe nepermjet korridorit shpërndahesh për në zonën e ditës dhe zonat e natës.

Rifiniturat: Rifiniturat cilësore sot janë domosdoshmëri për një ndërtim cilësor, prandaj dhe gama e zgjedhjes në objetet tona është sa e madhe po aq edhe cilësore.

Shtrimi & Veshja: Parketi laminat, pllakat gress-porcelan të prodhuesve më të mirë europian, siperfaqet e granitit janë disa nga elementet të cilët mund të përmendim për realizimin e shtresave.

Sistemet elektrike: Të gjithë përberësit e sistemeve elektrike jane 100% produkte të certifikuara, për ti dhënë shtëpisë të cilitdo prej klienteve tanë sigurinë e domosdoshme për një jetesë të qetë dhe të sigurtë.

Sistemet hidraulike: Përdoren materialet më të fundit, tubat multistrat të prodhuesve Italian, sistem i brëndshëm me kolektor në secilen Nyje-higjeno-sanitare, kaseta inkaso dhe sospeso për pajisjet kloset e bide, grupet inkaso të zonave të dushit, piletat HL e piletat lineare në zonat e dushit.

Sisteme ngrohje-ftohje: Të gjithë apartamentet realizohen me sistemet e fundit të ngrohje ftohjes, me sisteme VRF ose me pompe nxehtësie, në varesi të preferencës të klientit.

Per me shume informacion ose nje vizite ne prone na kontaktoni ne nr. +355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA428
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Listimet e fundit
  • Cmimi: 131,600 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 94 m2
  • Kati: 1