Vilë Luksoze për Shitje – Mjull Bathore, Tiranë
Në një nga zonat rezidenciale më të qeta dhe elitare të Mjull Bathores, ofrohet për shitje një vilë ekskluzive tip 3+1, pjesë e projektit modern rezidencial “R3-2”, e konceptuar për një stil jetese komod, privat dhe bashkëkohor.
Vila shtrihet në një parcelë prej 430.45 m² dhe zhvillohet në 3 nivele, duke ofruar hapësira të mëdha, ndriçim natyral maksimal dhe organizim perfekt funksional.
Sipërfaqe ndërtimi:
• Sipërfaqe totale: 341.85 m²
• Kati -1: 121.89 m² – ideale për ambiente rekreative, palestër, depo ose kinema shtëpie
• Kati përdhe: 94.64 m² – zonë elegante ditore me dalje në ambientet e jashtme
• Kati +1: 125.32 m² – hapësirë intime për dhomat e gjumit
• Sipërfaqe parkimi në katin përdhe: 38.35 m²
Arkitektura moderne, volumetri elegante dhe ambientet e gjelbra përreth e bëjnë këtë vilë zgjedhjen perfekte për familje që kërkojnë cilësi të lartë ndërtimi, privatësi dhe rehati maksimale.
Vendndodhje premium – vetëm pak minuta nga Tirana, me akses të shpejtë drejt rrugëve kryesore, shkollave dhe shërbimeve.
Një pronë unike për ata që kërkojnë më shumë se një shtëpi – një stil jetese.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni në nr. +355692055138!