TEK LIQENI I THATE PENTHOUSE PER QERA! Për Qira

1,500 € /Muaj

Përshkrimi

Apartament luksoz Penthouse, Liqeni i Thatë – Kati i 7-të

Në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta të Tiranës, në Liqenin e Thatë, ofrohet me qira një apartament unik në katin e 7-të (Penthouse) me një sipërfaqe totale prej 356 m², prej të cilave 310 m² janë hapësirë e brendshme dhe 46 m² verandë.

*Karakteristikat kryesore:
• Orientim nga të gjitha anët, me ndriçim dhe pamje panoramike gjatë gjithë ditës
• Holl ndenjeje i bollshëm, i përshtatur për ambiente relaksi dhe pritjeje
• Kuzhinë moderne plotësisht e kompletuar
• Dhomë me oxhak, për netë të ngrohta dhe atmosferë elegante
• Ballkon i dedikuar për barbecue, ideal për momente në ajër të pastër
• 3 dhoma gjumi, ku njëra prej tyre është plotësisht e mobiluar
• 2 tualete funksionale dhe të mirëorganizuar
• Lavanteri e veçantë për larje e tharje
• Garazh me 2 vendparkime (njeri pas tjetrit) dhe depo shtesë për ruajtje

*Çmimi i qirasë: 150,000 lekë/muaj

Një banesë e rrallë që ndërthur komoditetin, hapësirën dhe pamjen mahnitëse të Tiranës. Ideale për familje ose çifte që kërkojnë rehati dhe stil jetese të përmbushur në çdo detaj.

Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni në nr. +355692055138!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: PROFA1765
  • Lloji i Pronës: Penthouse
  • Statusi i pronës: E perdorur
  • Cmimi: 1,500 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 356 m2
  • Sip. e brendshme: 310 m2
  • Kati: 7