*Vilë moderne për shitje pranë rrethit të TEG-ut
Në një kompleks rezidencial të vogël e të qetë, ofrohet për shitje një vilë elegante, pjesë e një projekti të menduar me kujdes për rehati dhe estetikë. Zona është e rrethuar nga gjelbërim, larg zhurmës së qytetit, por vetëm pak minuta nga TEG-u dhe lidhjet kryesore rrugore.
Detaje të pronës:
• Kati përdhe: 77.3 m²
• Kati i parë: 72 m²
• Kati nëntokë: 72 m²
• Verandë (kati -1): 14.2 m²
• Sipërfaqe totale: 221.3 m²
Projekti është aktualisht në fazën e gropës, duke i dhënë mundësi blerësit të jetë pjesë e personalizimit të mëtejshëm të hapësirave.
Çmimi: 730,000 €
Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të jetojnë në një vilë moderne, të rehatshme dhe pranë natyrës, por me akses të menjëhershëm në qytet.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni në nr. +355692055138!