Në një godinë banimi dhe shërbimesh në rrugën “Llukë Kacaj” pranë Spitalit Amerikan 2, ofrohet për shitje apartament 1+1. Ndodhur në katin e tretë banim të bllokut A, ky apartament fillimisht projektuar si 1+1, është adaptuar në 2+1, duke krijuar hapësira funksionale për një familje të vogël apo një çift.
Me një sipërfaqe totale prej 75.5 m², nga të cilat 66.2 m² janë neto, apartamenti përfiton nga ndriçimi natyral falë orientimit dhe dritareve të mëdha. Zona e ndenjes dhe kuzhina janë të bashkuara në një ambient të hapur e të ngrohtë, ndërsa dy dhomat e gjumit ofrojnë komoditet dhe privatësi.
Një post parkimi në katin nëntokë ofrohet me çmim ekstra prej 20,000 €, duke ju siguruar lehtësi maksimale në një zonë gjithnjë e më të kërkuar për banim.
Ky apartament është një zgjedhje e shkëlqyer për banim afatgjatë ose investim me kthim të qëndrueshëm.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni në nr. +355692055138!